Danimarka zgjat distancën kohore midis dy dozave të vaksinës

ATSH-AA/ – Danimarka ka zgjatur distancën kohore midis dozës së parë dhe të dytë të vaksinave BioNTech/Pfizer dhe Moderna kundër COVID-19 me tre javë.

Televizioni shtetëror DR, duke iu referuar informacionit nga Instituti Shëndetësor theksoi se Danimarka, e cila dëshiron të vaksinojë sa më shumë persona që të jetë e mundur me dozën e parë, në kuadër të programit të vaksinimit, ka rritur distancën kohore midis dy dozave nga tre në gjashtë javë.

Theksohet se personat që do të marrin dozën e parë do të vaksinohen të paktën një javë më herët.

Zyrtarët parashikojnë se vaksinimi i shpejtë do të sjellë deri te krijimi i imunitetit kundër COVID-19.

Në vendin me një popullsi prej rreth 5.8 milionë banorë, deri tani dozën e parë e kanë marrë 1 142 046 persona ndërsa dozën e dytë 549 173.​​​​​​​

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close