Kuvendi sot debaton për menaxhimin e COVID-19 dhe sigurimin e vaksinave

Kuvendi i Republikës së Kosovës sot do të mbajë seancën plenare të radhës në të cilën do të të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, pikë e radhës e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Më pas pritet të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

Deputetët gjatë kësaj seance po ashtu mbajnë edhe debatin parlamentar për gjendjen me pandeminë COVID-19 në Republikën e Kosovës, sipas kërkesës së shtatë deputetëve.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close