Numërohen 1515 qendra votimi/ PS kryeson 49.69% të votave, PD-AN 38.54%

ATSH/ Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 08:51 të dhënat nga numërimi i 1515 qendrave votimi në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu deri tani nga 1515 qendra votimi të numëruara nga 5199 qendra votimi në total PS ka marrë 49.69% të votave, PD-AN 38.54%, LSI 7.13%, PSD 1.96%, Nisma Thurje 0.59%, LN 0.44%, BD 0.47 %, PLDSH 0.3%, LRE 0.24%, ADR 0.17%, PBK 0.13%, ABEOK 0.09%.

Deri mëngjesin e sotëm procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit ka vijuar pa ndërprerje dhe pa problematika përgjatë gjithë natës. Të dielën më 25 prill u mbajtën zgjedhjet parlamentare për të zgjedhur 140 deputetët e rinj të Kuvendit.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close