Sanofi do të prodhojë deri në 200 milionë doza të vaksinës Moderna për SHBA-në

ATSH-AFP/ – Laboratori francez, Sanofi do të prodhojë për SHBA-në deri në 200 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 të laboratorit bioteknologjik amerikan Moderna, “për të përmbushur kërkesën botërore, njoftoi sot kompania.

Sanofi do të vendosë infrastrukturat e qendrës së saj të Ridgefield, në Nju Xhersi, në shërbim të Moderna-s për operacionet e mbushjes dhe përfundimit të deri 200 milionë dozave të vaksinës së saj antiCOVID-19 duke nisur nga muaji shtator, sipas grupit francez, që ka nisur partneritetin e tretë me prodhuesit konkurrues të vaksinave, pas Pfizer / BioNTech dhe Johnson & Johnson.

“Sanofi është një nga kompanitë e rralla që shumëzon partneritete industriale për të përmirësuar furnizimet globale të vaksinave COVID-19 dhe qasjen në këto vaksina në kushte të drejta, ndërsa në të njëjtën kohë ndjek zhvillimin e dy vaksinave të veta kundër kësaj sëmundje”, theksoi drejtori i përgjithshëm, Paul Hudson, cituar në një komunikatë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close