Pfizer dhe BioNtech kërkojnë autorizimin e vaksinës për 12-15 vjeçarët në BE

ATSH-AFP/ – Laboratori gjerman BioNTech dhe partneri i saj amerikan Pfizer njoftuan sot se kishin depozituar një kërkesë për autorizimin e vaksinës antiCOVID-19 për të rinjtë të moshës 12-15 vjeç duke i hapur rrugën miratimit që prej qershorit.

Duke u bazuar në një studim klinik që tregon 100% efikasitet për këtë grupmoshë, ata kanë kërkuar një shtrirje të autorizimit të akorduar deri tani për personat mbi 16 vjeç, sipas një komunikate.

Një proces i tillë zgjat rreth katër deri në gjashtë javë.

Në SHBA të dy kompanitë kanë paraqitur tashmë në fillim të prillit një kërkesë të ngjashme për të zgjatur autorizimin e urgjencës të dhënë nga FDA.

Kërkesat bazohen në të dhëna nga një studim klinik i Fazës 3, publikuar në fund të marsit, që tregon efektivitetin 100%” të vaksinës në parandalimin e sëmundjeve në këtë grupmoshë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close