Kryeministri Kurti: Sigurimi i vaksinave mbetet prioritet urgjent

Kryeministri Albin Kurti i shoqëruar nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, mbajti sot një takim virtual me Suma Chakrabarti, ish-presidentin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Gjatë bisedës, kryeministri Kurti theksoi se sigurimi sa më shpejt i vaksinave mbetet prioritet urgjent.

Si prioritete të tjera, janë identifikuar rritja e kreditimit për bizneset e vogla dhe të mesme, përmirësimi i klimës së investimit në Kosovë sidomos për mërgatën, dhe targetimi i shpenzimeve të sektorit publik për të krijuar sa më shumë vende të punës.

Chakrabarti ndau me kryeministrin Kurti, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe ministrin Murati sugjerimet e tij dhe përvojat e tij në fusha të ndryshme, ndër to luftimin e korrupsionit, prania e të cilit pengon zhvillimin biznesor dhe ekonomik në vend, dhe strategjitë më të mira për dizajnimin e një fondi sovran.

Chakrabarti u shpreh i hapur për bashkëpunim të vazhdueshëm në të ardhmen me Qeverinë e Kosovës, për të mirën e qytetarëve të saj.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close