Haradinaj:Nuk dëshirojmë qeveri teknike,në zgjedhje hyjmë vetëm

Kryeministri i dorëhequr, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk dëshiron qeveri teknike dhe ka ftuar të gjitha partitë që të dakorodhen për të shpërndarë Parlamentin.

Në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Haradinaj deklaroi se në lidhje me këtë çështje ishte treguar mjaft i qartë kur kishte dhënë dorëheqje dhe çfarë propozonte të ndërmerrej në vazhdim.

Ai gjithashtu deklaroi se nuk kishte pasur kontakte me presidentin Hashim Thaçi nga dita e dorëheqjes.

Kreu i AAK-së foli edhe për koalicionet parazgjedhore duke thënë se është vlerësim i strukturave të partisë që të shkohet vetëm në zgjedhje parlamentare.

Megjithatë, ai shtoi se janë të interesuar që të ketë një koalicion me NISMA-n, PSD-në, AKR-në, por jo me ndonjë nga partitë e mëdha.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close