Arta H. Nuhiu – udhëheqëse e palodhur e festivaleve muzikore për fëmijë…

11062144_670143536425291_5745373464802170011_n
Tefik Selimi
  • Gjilan, 30 shtator

Arta H. Nuhiu është profesoreshë nga Gjilani. Ajo për zemër e ka artin muzikor. Me muzikë është marrë që nga klasa e parë e shkollës fillore në Zhegër. Si 9-vjeçare është regjistruar në shkollën e muzikës. Pas përfundimit të kësaj shkolle arti, ka vazhduar shkollën e mesme të muzikës – drejtimi solokëndim.

12071878_724420027664308_30322962_n

Në vitin 2002, Arta H. Nuhiu ka vazhduar studimet në Fakultetin Universitetit Shtetëror të Tetovës, drejtimi teorik pedagogjik. Gjatë studimeve ka marrë pjesë në shumë koncerte e festivale ndryshme. Në vitin 2005 mori mirënjohje nga fakulteti si stundetja e dalluar e dirigjimit. Në vitin 2006, në një kohë rekord ka diplomuar në lëndën e historisë së muzikës me temën: “Historiku i shkollës së muzikës së Gjilanit”. Me 3 tetor 2014 realizoi Festialin e këngës për fëmijë “Mollëkuqet. Aktualisht është duke punuar në gjimnazin “Zenel Hajdini” dhe në Shkollën fillore “Musa Zajmi” të qytetit, Gjilanit. Jo vetëm kaq.

Festivali “Mollëkuqet” i lindi ideja për formimin e grupit për fëmijë duke ushtruar për programe televizive e për festivale të ndryshme. Festivali në fjalë ka karakter garues si dhe është me Juri profesionale. Këta janë pesë anëtarë profesionistë, si: Besarta Murtezani-solokëngëtare, Faton Isufi-muzicient solist, Fitore Rexhepi – prof. e muzikës, Izeir Hyda-prof. i gjuhës shqipe si dhe Njomëza Mezini-solokëngëtare.

Ky Festival është mbajtur në kompleksin turistik “VALI RANCh”, – sponsor medial ishte RTV21. Në edicionin e parë të Fest-it., gjthësej kanë garuar 26 konkurentë nga gjithë trojet shqiptare. Ishte kjo një atmosferë briliante e krijuar me këta zëra të mrekullueshëm. Sponsor gjeneral: “VALI RANCH, SPONSOR MEDIAL – RTV21, FLUIDI, RC COLA, ËMBËLTORJA “KIMI” që dhuroi tortën “MOLLËKUQET PËR TË GJITHË PJESËMARRËSIT E FEST-tit si dhe korin e “FEST-it. Edicioni i parë ka përfunduar me shumë sukses dhe njëkohësisht do të transmetohet çdo javë në RTV-21 duke pasur shumë shikime nga shikuesit tanë të rregullt. Edicioni i dytë i Fest-it “MOLLËKUQET” mbahet më 3 tetor 2015 (e shtunë), në fillim prej orës 13-të. Arta H. Nuhiu na tha se, ky edicion do të jetë më i pritur. “Ky edicion pritet të jetë shumë më premtues se Ediconi i parë, pasi kemi edhe konkurentë nga Shqipëria dhe mund të them se është një garë shumë e fortë, sepse janë këngë më shumë vlera të punuara nga kompozitorët profesionalë. Pra, 26 këngë janë premierë pikërisht për Festivalin “Mollëkuqet”, që edhe këtë vit mbahet në kompleksin turistik “Vali Ranch”.

Po ashtu edhe në edicionin e dytë e kemi sponsor medial RTV-21 dhe jam shumë e kënaqur me bashkëpunimin si dhe me realizimin e FESt-it. Ky festival ka për qëllim që të bëjë lidhjen e urat e zërave të talentuar të fëmijëve dhe, njëkohësisht të kemi projekte të përbashkëta me të gjithë trevat shqiptare, në mënyrë që fëmijët tanë t’na bëjnë krenar në të ardhmen dhe me zërat e tyre të ëmbël”. Po ashtu, në Edicionin e dytë, sponsor gjeneral vazhdon të jetë “Vali Ranch”, një kompleks fantastik. Mandej, sponsor tjetër do të jenë: Qendra “Gorenje”, e cila do të jep dhurata për çmimet speciale. Po ashtu;, “Nota Center” do të falë disa dhurata me vlerë. Po ashtu, edhe “RC COLA” do të mundësojë që gjatë tërë kohës të gjithë fëmijët të freskohen me lëngjet e saj”, ka shtuar, Arta Haziri – Nuhiu, udhëheqëse e Festivalit për fëmijë “Mollëkuqet” në Gjilan. Në fund të bisedës, Artës i uruam shumë suksese!
Legjenda: Arta H. Nuhiu, udhëheqëse e programeve për fëmijë

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close