Një jetë e autorit e rrëfyer në vargje poetike…

11062144_670143536425291_5745373464802170011_n

Tefik Selimi       Gjilan, 2 tetor


  •  Para do dite, Selman Vokshit, tashmë i ndjerë, iu botua vepra poetike e tij me titull: “Një jetë në vargje”. Kjo është një vepër poetike, e cila në vete ngërthen në vete 17 poezi (poema në vargje) në stilin popullor, të cilat, thënë ndryshe, rrëfejnë jetën e përvuajtshme të autorit në fjalë. Siç dihet, Selman Vokshi është i lindur më 1937 Durrës, biri i një atdhetari të njohur të Anamoravës, Lotë Vaku, i cili, për arsye politike të kohës ishte larguar në Shqipëri gjatë viteve 1927/1941. Pra, gjatë kësaj kohe lindet Selman Vokshi, një figurë e njohur e artit muzikor e krijues në frymën e stilin popullor. Me fjalë të tjera, vepra në fjalë është një histori e një kohe, e cila ishte me shumë sfidat e veta të jetës. Të shtomë edhe këtë se, Selman Vokshi i dinte mbi 1000 vargje përmendësh. Ai i recitonte vargke, por edhe u jepte ngjyrë joshëse për adhuruesit. Kjo ka qenë fryma e tij si krijues e si pedagog.
  • Pra, autori i kësaj vepre poetike, historinë e një kohe të hershme e këndoi në vargje dhe ato i përjetësoi në veprën e tij me titull: “Një jetë në vargje”. Verpra është e shkruar në stilin popullor artistik. Këto vargje të përkujtojnë këngët kreshnike epike. Por, e rëndësishme është se, autori ka një artikulim të fortë poetik dhe vargjeve ju jep gjallëri e kolorit poetik. Ato reflektojnë më tepër kah një jetë me ngjarje dramatike, të cilat janë “ngjarje” historike të një kohe të hershme, por edhe të një kohe të vonshme në shpalljene e Pavarësisë së Kosovës.
  • Pra, vepra ka një fuqi poetike. Kjo vepër e tij ka vlera të mëdha, për faktin se, jeta e një kohe të rëndë është rrëfyer me disa poezi artistike, por me “rregulla” tjera të artit poetik popullor. Vepra “Një jetë në vargje” do të përurohet më 7 tetor 2015, në ambientin e sallës së Teatrit në Gjilan, duke filluar në ora 12-të. Pra, para përurimit të kësaj vepre do t’ i paraprinë një Akademia përkujtimore në 5-vjetorin e vdekjes dhe në 78-vjeton e lindjes së autorit në fjalë.
CATEGORIES

COMMENTS

Wordpress (0)
Disqus (0 )
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close