Më shumë se një e katërta e popullsisë së Gjermanisë janë emigrantë ose kanë origjinë imigrante

Rreth 21.2 milion, ose 26 përqind e popullsisë së përgjithshme në Gjermani, kanë një prapavijë emigruese, sipas të dhënave për vitin 2019, njoftoi Byroja Federale e Statistikave.

Kjo është një rritje prej 2.1 përqind në krahasim me një vit më parë, njoftoi Instituti, raportoi AP.
Grupi më i madh , rreth 13 përqind e të gjithë njerëzve me origjinë emigruese, janë nga Turqia, ose kanë rrënjë në atë vend, tha Byroja Federale e Statistikave.

Ata ndiqen nga njerëz që janë me origjinë ose kanë rrënjë në Polonia dhe Rusia.
Një total prej 65 përqind e të gjithë emigrantëve në Gjermani kanë rrënjë evropiane.

Në Gjermani, dikush konsiderohet të ketë një prejardhje emigrante nëse të paktën njëri prej prindërve të tij ka lindur jashtë Gjermanisë.
Rreth 11.1 milion njerëz, ose 51 përqind e imigrantëve, kanë lindur në Gjermani.

/P[rgatitur nga proinformacion.com/

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close