Kryeministri Hoti dhe ambasadorët e QUINT-it diskutojnë dialogun me Serbinë

Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, i shoqëruar nga koordinatori shtetëror për dialogun me Serbinë, Skender Hyseni, ka pritur sot në takim ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Sipas Qeverisë, në këtë takim është biseduar për zhvillimet aktuale në vend, me theks të veçantë në procesin e dialogut me Serbinë, i cili, siç ritheksoi kryeministri Hoti, duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve.

Po ashtu, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët e QUINT-it dhe shefen e Zyrës së Bashkimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, për masat që po ndërmerr qeveria e Kosovës për parandalimin e pandemisë Covid 19 dhe për Pakon e rimëkëmbjes ekonomike.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close