Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Mediat serbe:”Bashkimi Evropian të enjten do t’ia dorëzojë delegacionit serb një ultimatum për Kosovën”

Siç raportojnë mediat nga Beogradi “përfaqësuesit e administratës në Bruksel do t’ia dorëzojnë praktikisht një ultimatum Serbisë të enjten.”

Sipas “Novosti”, delegacionit të Beogradit që udhëton për bisedime me Mirosllav Lajçak dhe përfaqësues të institucioneve të Kosovës në selinë e Bashkimit Evropian do t’i dorëzohet një projekt-marrëveshje gjithëpërfshirëse që nënkupton njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia dhe e cila në mënyrë të pakthyeshme kërkon që në thelb të njohë pavarësinë e shpallur të Kosovës ,të cilën këto media e quajnë “pavarësi të shpallur njëanshëm të shtetit të rremë”

Bashkëbiseduesit nga qarqet diplomatike pretendojnë se Brukseli, përmes të dërguarit special Lajçakut, planifikon të dorëzojë një draft konfidencial për kreun e ekipit serb, Marko Đurić, me një kërkesë për t’ia përcjellë atë Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vučiq.

“Ky draft është bërë nga BE pa negociata me asnjë nga palët dhe abuzuar me praninë e tyre në dialogun teknik. Teksti kërkon që Serbia të pranojë edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizatat e tjera ndërkombëtare”, tha një burim i mirë-informuar,pretendojnë të dinë këto media.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close