14 pacientë nga Gjilani kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri, me anë të një postimi në Facebook.

Ai ka thënë se aktualisht në këtë qytet janë 149 raste aktive të infeksioneve.

Ndërkaq, në hospitalizim janë 32 pacientë.

Postimi i plotë i Hazirit:

Nga rezultatët e fundit të IKSHP, u informuam për 11 raste të reja pozitive me COVID19, në Gjilan. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është 446, të shëruar janë 283, 149 janë raste aktive, në hospitalizim janë 32 pacientë, derisa fatkeqësisht, brenda katër muajve kanë vdekur 14 gjilanas.

Ju lutem, kujdesu nga infeksioni me #COVID-19. Virusi nuk pyet çka e kush je. Të rrëzon përtoke e të merr me vete nëse nuk ruhesh!.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close