Lavdi Idriz Seferit, heroit të Kosovës dhe gjithë shqiptarëve

Është e çuditshme se si një kryetrim dhe gjeneral i madh i kryengritjeve të shqiptarëve për liri e pavarësi,nuk është ngritë dhe nuk është vlerësuar asnjëhere në të kaluarën,sidomos në ish Jugosllavinë nga vetë ne këtej jashtë kufijëve të Shqipërisë,e çka është ma e keqja ka pasë raste të shëmtuata kur janë përfolur shpifje e deri në ditët kurë është përdhosur gdhendja në gur e figurës së tij!!

Është po ashtu e madhe vepra e Odhise Paskalit të madh,i cili me skulpturen e tij të mrekullueshme që i bëri kryetrimit,Idriz Seferi përhapi vetëdijën edhe tek ne se e kemi një hero dhe një legjendë prej ushtaraku siç ishte Idriz Seferi.

Por për fat të mirë kohëve të fundit  ka iniciativa për të lartësuar figurën e gjeneralit të madh të kryengritjeve shqiptare për liri ,në dy shekujt e kaluar.

Është kërkuar që fytyra e Idriz Seferit të gdhendet në Grykën e Kaçanikut, kjo është një ide se si do të dukej

Një grup i veprimtarëve tash e disa kohë kanë kërkuar që fytyra e heroit kombëtar, Idriz Seferi të gdhendet në shkëmbinjtë e Kaçanikut.

Kjo pasi që prej kohësh është kërkuar një përmendore e denjë për figurën e tij.

E dikush ka dalë me këtë ide, madje është ofruar edhe një pasqyrë se si do të dukej figura e Idriz Seferit e gdhendur në Grykën e Kaçanikut.

Kujtojmë se ide të tilla janë realizuar edhe më parë.

Mali Rushmore në SHBA, është i njohur në mbarë botën për shkak se skulpturat e 4 Presidentëve të SHBA-së janë portretizuar në maje të malit. Skulptura filloi ndërtimin në vitin 1927, dhe është e lartë 18 metra.

 

/Xhelil Arifi/F.M./proinformacion.com/

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close