Erdogan, në luftë kundër rrjeteve sociale

Parlamenti turk ka miratuar një projekt-ligj që parashikon kontroll më të fortë të rrjeteve sociale.
Kjo ka ngritur shqetësime për lirinë e shprehjes.

Rrjetet kryesore sociale si Twitter dhe Facebook do të duhet të kenë një përfaqësues në Turqi.
Rrjetet sociale gjithashtu do të duhet të zbatojnë urdhrat e gjykatës turke për të hequr përmbajtje të caktuar brenda 24 orëve.
Në rast mosrespektimi të urdhrave të gjykatës, parashikohen dënime të ashpra.

OJQ-të janë të shqetësuar për erozionin e lirisë së shprehjes në Turqi, dhe kontrolli i shtuar i mediave sociale mund të kufizojë gjithashtu mundësinë e turqve për informacion të pavarur ose kritik, në një mjedis të mbizotëruar nga media pro-qeveritare.

/Përgatitur nga proinformacion.com/

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close