Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Ministri Zemaj:Qytetarëve nga Shqipëria dhe Lugina nuk do t’u kërkohet testi për virusin corona

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka sqaruar se qytetarëve të Shqipërisë dhe të Luginës së Preshevës nuk do t’u kërkohet testi për Covid-19 me rastin e hyrjes në Kosovë

.Këtë lajm Zemaj e bëri përmes një statusi në Facebook, ku ka takuar ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Ky është statusi i tij i plotë:

Sapo u takova me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë z.Qemal Minxhozi, të cilit i konfirmova se qytetarëve e Republikës së Shqipërisë që hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës, nuk i kërkohet testi për COVID-19.

Vendimi i Qeverisë se Kosovës është bazuar në parim të reciprocitetit, si rrjedhojë nuk kërkohen testime nga qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë dhe as nga bashkëqytetarët tanë nga Lugina e Preshevës.

Bashkë me ambasadorin Minxhozi, u zotuam që do të vazhdojmë bashkëpunimin e ngushtë mes dy shteteve!

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close