Trump sërish për hidroksiklorinën si trajtim për koronavirus

Presidenti amerikan, Donald Trump ka mbrojtur sërish përdorimin e ilaçit për malarien, hidroksiklorinën, si trajtim për koronavirusin e ri, duke qëndruar mbrapa vendimit të tij për të shpërndarë disa video në rrjetin social, Twitter që promovojnë ilaçin në fjalë.

Hidroksiklorina është larguar nga lista e ilaçeve për parandalim apo trajtim të sëmundjes, Covid-19, që shkakton koronavirusi.

Mirëpo Trump, që shumë herë në të kaluarën ka treguar mbështetje për hidroksiklorinën, ka thënë më 28 korrik, se ai beson që ilaçi ka pasur efekt “në fazat e para”.

Trump i ka bërë këto komente në Shtëpinë e Bardhë, teksa ka tentuar t’i rikthehet diskutimit për rizgjedhje si president, meqë sondazhet e fundit tregojnë se shumica e amerikanëve nuk pëlqejnë menaxhimin e krizës shëndetësore nga ana e tij.

Mirëpo mbështetja e tij së fundmi ka qenë në kundërshtim me rekomandimet e ekspertëve të shëndetësisë publike në Shtetet e Bashkuara, të cilët thonë se ky ilaç nuk duhet përdorur për trajtim të koronavirusit.

Administrata për Ushqim dhe Ilaçe pati lejuar përdorimin e ilaçit në fazat e para të pandemisë, mirëpo muajin e kaluar ka pezulluar autorizimin për të, pasi shumë studime kanë ngritur dyshime për efektin e tij.

Deklaratat e Trumpit kanë ardhur në ditën kur gjashtë shtete amerikane kanë raportuar rekord ditor të numrit të vdekjeve si pasojë e koronavirusit, teksa Shtetet e Bashkuara i afrohen regjistrimit të 150,000 jetëve të humbura nga pandemia.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, vetëm në ditën e martë në SHBA janë regjistruar 1,300 viktima, njëherësh shifra më e lartë e vdekjeve prej muajit maj.

Gjashtë shtetet që kanë regjistruar numër rekord të vdekjeve brenda një dite janë: Arkansas, Kalifornia, Florida, Montana, Oregon dhe Teksas.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close