Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kryeministri,Hoti :Ballkani i fragmentuar ekonomikisht!

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova ka punuar shumë për integrimin në rajon, dhe sipas tij një bashkëpunim i mëtejmë me këto vende do të ishte i shëndetshëm për rimëkëmbjen e ekonomisë, pas Covid-19.

Hoti ka thënë se rajoni i Ballkanit mbetet i fragmentuar, kur është në pyetje integrimi ekonomik derisa shton se ka parë vullnet të liderëve për ta përmirësuar gjendjen.

“Kemi punuar shumë për integrimin e rajonit, por duhet pranuar se rajoni është i fragmentuar, kur është në pyetje integrimi ekonomik. Arsyeja është se ka shumë barriera në aspektin e burokracisë me një numër çështjesh që duhet trajtuar në aspektin e legjislacionit dhe largimit të barrierave, ashtu si edhe në aspektin e infrastrukturës, pra barriera teknike”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, kjo ndihmon në heqjen e barrierave burokratike.

“Është gjë e mirë kjo qasje e bashkëpunimit shumëpalësh dhe ideja se nëse dy shtete kanë marrëveshje dypalëshe, ajo marrëveshje dhe ato kushte duhet të jenë në dispozicion të të gjitha shteteve tjera. Kjo ndihmon në heqjen e barrierave burokratike që kemi. Siç e thashë më herët, ekonomitë tona individualisht janë të vogla në aspektin e fuqisë së tregut dhe kërkesës së tregut. Nëse bashkëpunojmë mund ta plotësojmë njëra tjetrën dhe ta përdorim ekonominë e shkallës”, ka thënë ai.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close