Promovohet libri: “Një jetë në vargje” të autorit Selman Vokshi (i ndjerë)

11062144_670143536425291_5745373464802170011_n

Tefik Selimi      Gjilan, 9 tetor


Dje, në Gjilan, në sallën e Teatrit të qytetit, para shumë lexuesve, miqve e familjarëve të autorit, u bë promovimi i veprës: “Një jetë në vargje” të autorit Selman Vokshit, tash i ndjerë. Ishte një promovim për lakmi, për faktin se, aty erdhën njerëz akademikë, si: Dr. Mehmet Halimi, dr. Hysen Matoshi, dr. Adem Zejnullahu e intelektualë e ardashës të tjerë të artit letrar. Fillimisht, fjalën e parë e mori vajza e autorit, Shpresa Vokshi, aktore, e cila tha, se, babai im, tash i ndjerë, Selman Vokshi, është i lindur më 1937 Durrës. “Ai ishte bir i një atdhetari të njohur të Anamoravës, Lotë Vakut, i cili, për arsye politike të kohës ishte larguar në Shqipëri në vitet 1927/1941. Po në këtë vit kthehet në Vakaj të Kikës, afër Poliçkës. Më 1948 regjistrohet në klasë të parë. Mandej, në vitin 1954 regjistrohet në shkollë të mesme të muzikës në Prizren. Si ka përfunduar mësimet, në vitin 1958 filloi punën si mësimdhënës në Hogosht në Shkollën “Skënderbeu”. Më 1959 punoi si arsimtar i parë shqiptar i muzikës në shkollat e Anamoravës.

12071496_725102264262751_7662571_n00_12_1376633454546508140

Për 15 vjet rresht punoi në korin e shkollës Normale në Gjilan. Ishte i pari klarinetist. Ka përfunduar shkollën shkollën e muzikës në Prishtinë. Punoi si dirigjent në Suboticë, Kralevë, Beograd dhe Cerkevnicë afër Rijekës, Kroaci. Mandej, punoi në Radio Gjilan si redaktor i muzikës. Por, ja jeta. Ai në vitin 1985 e humb ta pamurit dhe detyrohet të shkojë para kohe në pension. Por, edhe pas kësaj jete të rëndë, ai shkroi 44 poema me gjithsej 14 000 vargje, të cilat vargje i dinte përmendësh. Sa ishte gjallë, ai botoi dy libra letrare: “Poezinë e doja shumë (2002) dhe “Pa atdhe – nuk ka fe” (2005). La në dorëshkrim veprën që sot po përurohet: “Një jetë në vargje” (2015). Kjo vepër sheh dritën e botimit pas 5 vjetësh të vdekjes së babatit, më 2010”. Redaktori i veprës, Dr. Mehmet Halimi, tha se, nuk ka nxënës e mësues, student e intelektual, por edhe qytetar të profileve të ndryshme të Anamoravës që nuk kanë dëgjuar e mësuar e ushqyer simpati e dashuri, kujtim të posaçëm për punëtorin e pedagogun, për arsimtarin e njohur të muzikës, Selman Vokshin, tash i ndjerë. “Ai vërtet ka qenë dhe mbetet figura e ndritshme dhe e shquar e arsimit tonë kombëtar, i cili, nëpërmjet artit muzikor, punoi e veproi por edhe zgjoi tek nxënësit jo vetëm ndjenjën e shijen e hollë ndaj artit, që nxënësit e tij e përjetuan me veshin muzikor, por zgjoi edhe ndjenjën ndaj kombit e dashrinë ndaj humnit të flamurit kobëtar, i cili, ndonëse ishte i ndaluar, por aq më tëpër ishte i dëshiruar e i çmuar dhe i adhuruar. Ai shtoi edhe këtë, se: “Poeti ynë, Selman Vokshi, në veprën e vet: “Një jetë në vargje”, luajti rolin e këshilltarit e të padagogut, duke artikuluar e drejtuar këshilla e porosi, dëshira, synime e qëllime për unitet kombëtar, ndërfetar, ndërvëllazëror e ndërpartiak, duke i admiruar figurat tona të shquara luftarake, si: Adem Jasharin me shokë, intelektualët, Mehmet Gjevorin, Anton Çettën e ipeshkvin Mark Sopin e shumë të tjerë. Ai në poemën e tij “Ëndrra”, shpreh dëshirën për unitet dhe përshkruan e këshillon intelegjencien të jenë unik e të bashkuar të veprojnë e të punojnë, por autori zhgënjehet e dëshprohet, ndaj nuk ngurron e nuk heziton t’i kritikojë, sepse janë bërë hajna, korruptues, përbuzës të gjuhës amtare, ndarjet e përçarjet e liderëve, ku i urren duke e shprehur mllefin e tij deri në mallkim, dhe shton: “Mallkuar qofshin këta liderë/ që po bjellin helm e terr/ Mallkuar qofshin këto parti!/ Që na sollën varfëri/ Që po mbjellin armiqësi/ Mos ta harrojmë se malli i ndyrë/ Kurdoherë ka për t’u mbetur në fyt”. Po ashtu shton, se, – ky njeri e pedagog i shquar i një kohe, u dallua në disa aspekte: ishte mbi të gjitha pedagog, instumentalist, mësimdhënës i shkëlqyer i orës mësimore, por edhe poet me prirje. Selman Vokshi ishte punëtor i palodhshëm, plot besë e shpresë, i cili e mbijetoi sëmundjen e verbërisë, ndonëse nuk pa me sy, ai pa me sytë e mendjes, e përjetoi me sytë e ndjenjës etj. Dr. Mehmet Halimi, tha edhe këtë se, – ne sot jemi ballëlartë e krenarë dhe mburremi e krenohemi me të, i cili edhe pas vdekjes po dëshmon se fjala e tij është e gjallë dhe po na gëzon me këtë vepër të rëndësishme historike e artistike, që jehonën e punës së Lot Vakut e të birit të tij, Canit, për liri e pavarësi, për çlirim e bashkim kombëtar, po i përjetëson, duke na përcjellur e transmetuar në art historinë tonë kombëtare për brezat sotëm e të nesërmen që si një flakadan po e shndrit edhe shtegun e ardhmërisë”.

Ndërsa, dr. Hysen Matoshi, tha se, Selman Vokshi ishte njeri humanist, pedagog, arsimdashës, artist e autori i letërsisë. “Ai është shembulli i këtij unitetit for të rrallë në jetën tonë shoqërore e kulturore. Kushdo që dëshiron ta njohë jetën e tij, me një fjalë biografinë, do të duhej ta lexonte veprën e tij letrare dhe, kushdo tjetër që dëshiron ta njohë vlerën e veprës së tij letrare, motivet, frymëzimet, mjetet shprehëse, do të duhej t’i njihte gjithë krajatat e tij jetësore të thëna e të pathëna në vargjet e tij. Dhe, ishte një nder i veçantë që të jem recensent i veprës së tij postume, të cilën e përurojmë sot. Më duhet ta them vetëm një detaj mbase interesant për këtë eveniment kulturor dhe për të pranishmit në të. Së pari, është nota e theksuar, do ta thosha mbizotëruese, autobiografike ajo që e veçon veprën letrare të Selman Vokshit në planin e përmbajtjes së saj. Së dyti, është vullneti i madh njerëzor, një përcaktues esencial i lindjes së kësaj vepre letrare dhe, e treta, është se, është qartësia e rrëfimit ajo që ë bën interesante secilën nga sprovat e tij liriko-epike”. Prof. dr. Adem Zejnullahu, në vështrimin e tij: “Selman Vokshi – emër i përveçëm në jetë dhe në art”, pos tjerash, shtoi se, të rrallë janë njerëzit sikur Selman Vokshi, i cili tërë jetën ia kushtoi arsimimit, edukimit dhe formimit të drejtë të brezit të ri, me ide e veprimtari progresive në të mirë të çëshjtes kombëtare.”Ate e donin dhe e adhuronin në masë të madhe jo vetëm atë të cilët e njihnin, por edhe ata që kishin dëgjuar për te. Vepra e tij “Një jetë në vargje” është një ditar jete, një monografi e mirëfilltë familjare e kombëtare, kronikë besnike e kohës e realitetit jetësor e historik të popullit tonë, e mbushur me fakte historike që kap një hark kohor mjaft të gjatë e të gjerë të momenteve dhe ngjarjeve më dramatike nëpër të cilat kaloi ai, familja dhe kombi shqiptar. Selman Vokshi nuk këndoi vetëm dhembjes, tragjikës dhe krenarisë së familjes Vaku, por në te frymon jeta, përpjekjet dhe sakrificat e popullit tonë nëpër periudhat më të ndjeshme të mbijetesës sonë, në raport me dhunën e pushtuesve të huaj”. Edhe këngëtari ynë, D. Kraniqi, me këtë rast tha se, baca Selman ishte e mbeti Homeri i parë shqiptar. “Po shtoj me plot gojë se, ky njeri ishte pedagog i parë i Kosovës Lindore. Ishte klarinetist i parë, por ishte dirigjent i përkryer i kësaj fushe të artit. Vepra e tij është vepër jetësore. Unë krenohem me veprën e tij, sepse, baca Selman, pasi kishte humbur të pamurit, disa herë erdhi tek unë për t’ia shkruar poezitë e tij. Emri i tij është i madh dhe do të duhej të pagëzohej ndonjë shkollë e muzikës apo ndonjë ansambël shkollor tek ne”. Vepra në fjalë “Një jetë në vargje” e S. Vokshit është e shkruar në stilin popullor artistik. Këto vargje të përkujtojnë këngët kreshnike epike shqiptare. Por, e rëndësishme është se, autori në këto vargje poetike-epike ka një artikulim të fortë poetik, të cilat vargje “rrëfejnë” histori të njerëzve ku kjo “jetë” e përshkruar në vepër është plot gjallëri e kolorit poetik e artistik. Ato reflektojnë ngjarje dramatike, të cilat janë “ngjarje” historike të një kohe të hershme, por edhe të një kohe të vonshme në shpalljen e Pavarësisë së Kosovës. Pra, vepra ka një fuqi fort poetike. Kjo vepër e tij ka vlera të mëdha artistike e edukative etj., për faktin se, jeta e një kohe është rrëfyer me disa poezi artistike, por me “rregulla” tjera të artit poetik popullor. Vepra “Një jetë në vargje” ka 234 faqe tekst. Në nderim të vdekjes së autorit, u mbajt edhe një Akademia përkujtimore në 5-vjetori i vdekjes së autorit të veprës.


Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close