Çeku Tomash Szunyog,në postin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së në Kosovë.

Këshilli Evropian emëroi diplomatin çek, Tomash Szunyog, në postin e Përfaqësuesit të ri Special të BE-së në Kosovë.

Mandati i tij do të nisë më 1 shtator dhe do të përfundojë më 31 gusht të vitit të ardhshëm.

Szunyog do ta zëvendësojë Natalya Apostolovan, e cila ka mbajur këtë pozitë qysh më 20 korrik të vitit 2016.

Përfaqësuesi Special i BE-së promovon një Kosovë që është e përkushtuar për sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e pakicave dhe trashëgimisë kulturore dhe fetare, thuhet në njoftimin e Këshillit Evropian.

Përfaqësuesi Special i BE-së, thuhet në njoftim, mbështet edhe perspektivën evropiane të Kosovës dhe afrimin me BE-në, në përputhje me perspektivën e rajonit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Szunyog ka punuar edhe më parë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pasi ka shërbyer si ambasador i Çekisë në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Slloveni./rel/

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close