GJUHA E PERENDIVE ( Gjuha shqipe – gjuha me e vjeter dhe nana e gjuheve te races se bardhe ).

Shkruan Anton Blakja

Homeri flet per Gjuhen e Perendive. Cila eshte ajo gjuhe.
Pergjigja eshte e thjeshte per ata qe dine shqipen. Eshte pikerisht gjuha prej se ciles kane marre emrin Perendite.
Ja faktet:
ZEUS : – Thenja e te vjeterve eshte se Pellazgu i pare lindi ne pyjet e dendura nga TOKA AME dhe DIELLI ATE. Sa bukur jane zgjedhe. DIELLI – ATI dhe TOKA – AMA. E neqoftese Toka eshte AMA, Dielli – ATI ishte perendia e vertete. Se nuk ka jete pa Diellin ( Babain ).
DIELLI ka dy veti: Driten dhe nzehtesine. Drita ose Dita, ( se pa dite s’ka drite ), ka dhene fjalen DI, Dituninë. E gjith bota e kujtojne fjalen didaktike si fjale greke. Por eshte shqipe e paster. Ne themel ka foljen DI. Ditunia eshte diten, ne driten e dites.
Emri Perendi – Perendia Pe – re – DIA na tregon

Vetia e dyte e Diellit eshte nzehtesia ( jo nxehtesia siç e kane shenuar gjuhtaret tane ). Kjo fjale e vjeter ( gegnishtja nuk e ka fjalen ngrohtesi, por nzehtesi ), ka ardhe nga kjo veti e Diellit. – U nzeva ne Diell. – Dielli ka nze token, kohen. U nze ushqimi etj etj.
Por dhe DIEG. Na Dieg Dielli. U dogjja ne Diell.
– Ku ishe ? – Në Ze ! Kjo Ze ka dhene emrin e perendise Diell edhe ZEUS. Pra Dielli qe nze.
Krishti u quajt Biri i Perendise. Por Perendia ishte Dielli ose Zeusi. Krishti ishte Biri i Zeusit, pra nje Perendi.
– Kush eshte ai – pyesnin njerezit, mbeshtetesit e Krishtit, kur Biri i Perendise dhe Apostujt predikonin fene e re?
– Eshte Zeus, – thoshin pasuesit e Krishtit. – Je Zeus – Je Zeus, ka dhene Jezus.

Perendia i dyte me i shkelqyer pas Zeusit ishte Prometeu.

PROMETEU :- eshte perendi qe donte njerezit si asnje tjeter. Po si lindi ne imagjinaten e njerezve vdektare ? – Teknika e ndezjes se zjarrit eshte zbulimi me i madh ne historine e jetes njerezore. Te gjitha zbulimet dhe shpikjet jane pasoje e ati akti te madh. Pra eshte nje moment qe mbeti i pashlyer ne kujtesen e popullit pellazg. Nje akt qe pemendej nga pasardhesit e zbuluesve te zjarrit. Permendej. Permend – Permendore. Per apo pro -mend eshte e njejta. Une kam degjuar te vjetrit kur thoshin :- Kam droe se po bahet ndonje promend. Pra do te behej ndonje gje shume e rende me u mbajte mend. Kelmendasit nuk i thone mend, por met. Promend ose promet eshte e njejta, qe ka dhene Prometin ose Prometeun. Prometeu eshte momenti i madh ne histori kur u shpik zjarri, kur ai u be prone e njerezve vdektare. Eshte ajo ngjarje qe Permetet ose Permendet.

POSEIDONI. Eshte perendi e ujrave. Ne dore mbante nje cfurk me tri dege ( trirena, – ja dhe nje fjale qe e spjegon shqipja thjesht – tri rema ). Per te spjegur emrin e Poseidonit duhet te kemi parasysh emrin me te vjeter te ujrave qe nuk jane te levizeshem. Dhe ai eshte PUS. Gjuha shqipe eshte e vetmja gjuhe qe ka aq shume onomatope- fjale te formuar nga tingujt. Zhurma qe ben nje gur apo tjeter gje kur bie ne uje, ku ka thellesi eshte puuuuu . Kjo ka dhene ne shqipen fjalen PUS. Emra te tjere per Poseidonin jane edhe Potidan, Potidas, Potedan etj. Keta spjegojne formimin e emrin Poseidon. Kur kishte ere, furtune ujrat e liqeneve, detrave leviznin. Njeriu parak mendonte se ato i ve ne levizje, i perzien nje dore perendie. Ai kalon neper ujrat dhe i ndan. Por ne gegnishten rreth Alpeve nuk thuhet nda, apo ndan, por dan ose da. Pra Ai qe da ujrat. Da pusin ose Pusin Dan. Kjo Pusin Da ka dhene emrin e Perendise se ujrave Potidan, Potidas, Potedan ose Poseidon. ( Mendimi i gjuhtareve se gjuha ndryshon aq shume sa nuk mund te kuptohet pas njemije a me shume vjetesh nuk qendron. (Gegnishtja rreth Alpeve po te studiohet me vemendje e dashamiresi e verteton se qe nga Homeri gjuha e folur ka ndryshuar aq pak.)

ARTEMISA Me se shumti personifikon driten e henes. Ajo nuk mund te gezonte martesen dhe asnje nuk mund ta mposhte ne dashuri. Por Artemisa ishte dhe e rrezikshme me shigjetat e saj. Ajo vinte herepasehere, Ndoshta perfytyrohej se vinte sipas ciklit henor. Spjegimi me gjuhen shqipe eshte i thjeshte: Ardhte e mirë. Shqipfolsit e vjetersise edhe te mevonshmit gjerat e rrezikshme i kane perkufizuar me emra te embel, per te mos i zemeruar ( kujtoni kolla e mire etj ).
Ardhte e Mire ka dhene Artemisen.

Nje gje thelbesore ne shqipen eshte emri i vjetersise se shqipfolsve te vjeter – Pellazgeve- Ilireve me nendeget e tyre. Arg. Arget.
Pjelle – Arg, qe nga lashtesia e trazformuar na ka ardhur Pellazg.
Arg eshte drita. Arg tregon bardhesine. Pra Pjelle e Bardhe. Arg ka dhene ne shqipen Arb ku ” g ” eshte zevendesuar me ” b “. Ne gjuhet latine Arb ka dhene Alb. Arb ne greqishtren e vjeter ka dhene Arv dhe Arvanitas, ndersa ne turqisht Arg – Argonaute ka dhene Arnaute.
Arg ka dhene Ag, Agun e dites, kur rrezet e para ndrijne majat e maleve. Dhe nga gegnishta Ba + Arg ka dhene fjalen e mrekullueshme shqip BARDH.
Arg- Argonaute – Argiane-ët jane lindesit e gjuhes Argiane ose Ariane. Formulimi gjuhe indoeuropiane, apo indogjermane eshte fantazmagori. Gjuha Argiane, Ariane apo Shqipe eshte krijuar prej mijera e mijera vjetesh si imitim tingujsh apo fenomenesh. Kjo gjuhe eshte folur gjithandej pellgut te Mesdheut dhe krejt Europen. Eshte pikerisht ajo gjuhe qe ka lene shenje te saj emrat dhe ka vazhduar deri pas Krishtit, dhe per te cilen flet aq shume gjeniu Viktor Hygo ( per Argon si gjuhe te mjerimit ). Edhe zhargon prej asaj Argoje ka mbetur.

Gjuha shqipe ka lene ne te dy besimet shenjat e saj. Altar eshte nje fjale shqipe e paster nga Al – lart. Dhe ne fene islame ka dhene Al-Ah qe do te thote Ah Ti i Larte.
Keto desha te shenoj shume shkurtimisht.
Tani na dalin ca mohues, rimohues, armiq te shqipes- Gjuhes se Perendive dhe na flasin lutje e belbezime, ne disa gjuhe qe jane si nata e erret krahasuar me Driten e Dites, qe eshte GJUHA SHQIPE.

Ps : – Mohsat, dashamiresit e gjuheve te tjera, qofte dhe eskimezishtes, e qe predikojne se gjuha shqipe eshte si mielli i mbedhur hua ne te kater anet e botes, te rrijne larg meje. Kjo eshte si per islamiket qe duan arabishten, si dhe per ate te ashtuquajturin ” profesor ” nga Shkodra, nje kryebosh qe pretendon se meqe eshte ne Austri u ka ngjare albanologeve.
U kam paralajmeruar.
Larg nga gjuha e perendive.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close