Gjeneralmajor Bajram Begaj merr detyrën shef i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura

ATSH – I. Vata/ Ministria e Mbrojtjes organizoi sot ceremoninë e marrjes së detyrës nga shefi i ri i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka në fjalën e saj, falënderoi për kontributin ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral Kollçakun për punën e mirë dhe lidershipin që ka treguar.

Ajo tha se nuk ka qenë e lehtë sepse të drejtosh një organizatë kaq të madhe dhe të rëndësishme në një kohë trazicioni dhe reformash. “Nuk ka qenë e lehtë sepse viti i fundit ka qenë plotë me sfida të jashtëzakonshme duke filluar nga përballimi i tërmeteve gjatë vjeshtës që shkoi deri te përballimi i pandemisë që ende vazhdon”, u shpreh Xhaçka.

Xhaçka thekson se Forcat e Armatosura janë një forcë shumë me moderne e shumë më profesionale dhe sot janë forcat më të besuara nga qytetarët.

Xhaça prezantoi shefin e ri të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj i cili është një nga ushtarakët më të përgatitur dhe me integritet të FA.

“Forcat e Armatosura sot janë një forcë që kontribuojnë krah për krah aleatëve ne misione të vështira dhe të rrezikshme, që kanë marrë edhe vlerësime të larta”, tha ajo.

Nga ana e tij, gjeneralibrigade Bardhyl Kollçaku pas 38 vitesh karrierë ushtarake theksoi se “puna në shërbim të Atdheut, angazhimi, sakrifica, kontributi në jetën ushtarake si kudo është një proces i vazhdueshëm që nuk mbaron asnjëherë”. “Një brez e kalon pishtarin te brezi tjetër”, tha ai.

Në fjalën e tij, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneralmajor Bajram Begaj tha se ishte mirënjohës për besimin e Presidentit Meta, Kryeministrit Rama dhe ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.

“Akademia e Forcave tona të Armatosura është një histori suksesi që tregon se pavarësisht vështirësive dhe problematikave që mund të hasen nëse ka vullnet dëshirë dhe profesionalizëm rezultatet mund të arrihen. Transformimi i Akademisë Ushtarake dhe akreditimi institucional si i vetmi institucion i lartë i arsimit publik për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare do sjellë ndryshim rrënjësor në rrjedhën e arsimit profesional ushtarak dhe përgatitjen cilësore të ushtarakëve. Misioni i FA është ruajtja e paqes dhe sigurisë që tashmë e realizojmë si anëtarë të NATO-s, ku vendi ynë dhe Forcat e Armatosura po dëshmojnë se dinë të solidarë me aleancën, të mbajnë barrën e detyrimeve që u takon por dhe të kontribuojnë në sigurinë kolektive për paqen globale dhe rajonale”, u shpreh ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close