Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kuvendi i Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit edhe në leximin e dytë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.

Kjo është brë me 72 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, në seancën e jashtëzakonshme në lexim të dytë.

Buxheti i rishikuar është prej 2.6 miliardë euro, përderisa të hyrat në buxhet planifikohen të jenë të hyra buxhetore 1 miliardë e 788 milionë euro. Ndërsa, ka një diskrepancë prej rreth 800 milionë euro, që sipas ministres së Financave, Hykmete Bajrami do të mbulohet nga emetimi i letrave me vlerë, huazim i brendshme, të jashtme dhe një pjesë të shfrytëzojmë nga Agjencinë i Privatizimit të Kosovës.

Ajo tha se pasi ligji të kalojë në Kuvend, ka edhe një procedurë tjetër për të hyrë në fuqi, ku presidenti i Kosovës ka tetë ditë afat për ratifikim, pas së cilës mund të fillojë ekzekutimi i masave nga pakoja emergjente fiskale për paga, qira dhe çështje sociale.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close