Plani nëntë pikësh i emisarit Lajçak

Plani nëntë pikësh i emisarit Lajçak

Spas burimeve ndërkombëtare, i dërguari i Posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka përgatitur një plan nëntë pikësh, ku do të diskutohet ndërmjet palës kosovare e asaj serbe.

Si pikë e fundit, parashihet edhe debati për mundësinë e njohjes reciproke.

Vazhdimi i dialogut mes Kosovës e Serbisë, sipas burimeve ndërkombëtare do të ketë disa çështje të përcaktuara nga emisari për dialog, Mirosllav Lajçak.

Sipas planit të tij, janë paraparë 9 pika, të cilat palët do t’i diskutojnë me qëllim të finalizimit të marrëveshjes.

Pika e parë e diskutimit do të jetë çështja e personave të pagjetur, rikthimi i serbëve dhe malazezëve të shpërngulur nga viti 1976, ku thuhet të jenë 250 mijë serbë dhe malazias. Rregullimi i infrastrukturës dhe transportit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Gjithnjë sipas këtyre burimeve, do të diskutohet edhe për sigurimet shoqërore dhe zhvendosjen e pasurive shtetërore në ASK, sipas vendimit të Qeverisë së ish-kryeministrit Haradinaj.

Po ashtu parashihet zgjidhja e kontesteve pronësore, ku 1300 janë në veri dhe të tjerat të serbëve në Kosovë.

Në pikën e shtatë të planit të Lajçakut, parashihet çështja e Kishës Ortodokse serbe, ku thuhet se është e pakthyeshme pronësia e tokave dhe pa të drejtë shtetëzimi të pronave.

Sipas burimeve ndërkombëtare, në tavolinën e bisedimeve ndërmjet palës kosovare e serbe do të jetë edhe zbatimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive dhe autonomi, me politika sektoriale dhe fuqi ministrore, ndërsa në fund parashihet debati për mundësinë e njohjes resiproke mes të dyja vendeve. RTKLive

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close