Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Ekonomia amerikane përjeton tkurrjen më të mprehtë në dekada

Ekonomia amerikane është tkurrur në normë vjetore prej 32.9 për qind në mesin e muajve prill dhe qershor, teksa Shtetet e Bashkuara janë përballur me izolime dhe masa tjera kufizuese, të nxitura nga përhapja e koronavirusit të ri, raporton BBC.

Kjo ka qenë rënia më e madhe prej kur qeveria ka nisur të ketë të dhëna më 1947 dhe tri herë më e madhe sesa rekordi fillestar prej 10 për qind, i vendosur më 1958.

Ulja e shpenzimeve në shërbimet siç është kujdesi shëndetësor është thënë të ketë ndikuar në këtë rënie.

Ekonomistët kanë thënë se presin të shohin rënien më të theksuar në çerekun e dytë, dhe më vonë valën e rimëkëmbjes.

Mirëpo ndërkohë që numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është duke ndikuar në rikthimin disa masave të izolimit, rihapja e ekonomisë duket se po tregon shenja të ngecjes.

Më shumë se 1.4 milion persona janë deklaruar të papunë javën e kaluar.

Shtetet e Bashkuara janë prekur më së keqi në botë nga koronavirusi i ri.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, SHBA-ja ka regjistruar mbi 4.4 milionë persona të infektuar dhe mbi 151,000 të vdekur me koronavirusin e ri.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close