Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kryeministri vizitë IKSHP-së:Gjendja është e rëndë

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka vizituar sot Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës për të parë diskutuar me personelin mjekësor, ndërsa tha se gjendja me pandeminë COVID-19 është e rëndë.

Hoti i cili takoi drejtorin e Shërbimit Spitalor të Kosovës, Valbon Krasniqi, drejtoreshën e Klinikës Infektive, Lindita Berisha dhe drejtorin e IKSHPK-së, Naser Ramadani tha se e ka të qartë që personeli mjekësor është lodhur tash e gjashtë muaj duke u përballur me këtë situatë.

“Personeli mjekësor në këtë ditë feste janë në krye të detyrës, nuk mund ta lënë frontin… E di që janë lodhur tash e gjashtë muaj që përballen me këtë situatë…. Jam sot këtu për të treguar vlerësimin tonë për punën që po bëjnë, për të dëgjuar vlerësimin e tyre dhe parashikimet për javët dhe muajt e ardhshëm, për përgatitjet që ne duhet bërë”, tha Hoti, raporton Telegrafi.

Kryeministri më tej tha se gjendja është e rëndë dhe falënderoi qytetarët që sot po respektojnë masat, ku sipas tij duket se apeli i Qeverisë ka dhënë efekt.

Ai shprehu besimin që qytetarët të vazhdojnë t’i respektojnë masat edhe në ditët e ardhshme, pasi sipas tij, jeta është mbi të gjitha.

Hoti uroi qytetarët dhe mjekët, ku këta të fundit sipas tij edhe pse ditë feste nuk janë afër familjarëve të tyre.

“Kjo tash është mision kombëtar për t’i dalë ballë kësaj pandemie, duke rrezikuar jetën e tyre dhe familjarëve të tyre”, tha Hoti.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close