Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Koloneli që shërbeu në Kosovë i nominuari i Trumpit për ambasador në Berlin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka nominuar për ambasador në Gjermani, kolonelin e pensionuar, Douglas Macgregor.

Macgregor që pritet të zëvendësojë Richard Grenellin në kryeqytetin gjerman, ka qenë i kyçur drejtpërdrejtë në fushatën e bombardimeve të NATO-s ndaj Jugosllavisë dhe bashkëpunëtor tepër i ngushtë i gjeneralit Wesley Clarck.

Macgregor konsiderohet si një ekspert i çështjeve që ndërlidhen me sigurinë dhe strategjinë.

Përzgjedhja e Trump për Ambasador në Gjermani duhet të konfirmohet nga Senati, ku Partia Republikane e Trump ka shumicën.

Macgregor është nderuar edhe me “Kosovo Campaign Medal”, një çmim ushtarak i Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara të Amerikës  të cilin kishte vendosur ta ndante presidenti Bill Klinton më 3 maj të vitit 2000, transmeton Express.

Medalja përfshinë shërbimin ushtarak të kryer në Kosovë që nga 24 marsi i vitit 1999 deri më 31 dhjetor të vitit 2013.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close