Në shërbim të askujt...vetëm informacion!

Kurti pjesë e symposiumit “Bota pas COVID-19”, të mbajtur në Athinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në Symi Symposium, me temën “Pandemia: Bota pas COVID-19”, në ku morën pjesë përfaqësues nga mbarë bota.

Kurti përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka folur për menaxhimin e pandemisë për gjatë kohës sa ishte kryeministër.

“Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katër mujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht”, ka shkruar Kurti

Postimi i plotë i tij:

Pandemia: Bota pas COVID-19″ ishte sivjet tema e Symi Symposium i cili u mbajt për 22-tën herë, kësaj radhe në Athinë të Greqisë. Personalitete të shquara politike, akademike e humanitare nga Evropa morën pjesë fizikisht, por edhe nga mbarë bota nëpërmjet platformës Zoom, në panele të shumta me prezantime të vlefshme e diskutime interesante.

Përgjatë kësaj jave që po e lëmë pas, aty u trajtuan shumë çështje e tema: nga qëndrueshmëria e institucioneve dhe komuniteteve në kohë krize e deri te ekonomia e gjelbër dhe inteligjenca artificiale. Unë kam paraqitur qëndrimet dhe vizionin për rajonin tonë të Ballkanit perëndimor duke përshkruar e shpjeguar në veçanti përballjen katër mujore të qeverisjes sonë të mirë në disa fronte njëkohësisht.

Comments are closed.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close