Moti sot në Kosovë (3 gusht)

Masat e ngrohta të ajrit të ardhura ditë më parë nga Afrika, do të mbesin të qëndrueshme edhe gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme, duke mundësuar mot me diell dhe relativisht të qetë. Nga dita e mërkurë, paraqiten kushte tjera meteorologjike.

Kjo situatë vije si rezultat i masave të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit të cilat me vete bartin edhe sasi të mëdha të lagështisë. I gjithë ky proces fizik rezulton me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet parashihen të shoqërohen me stuhi lokale dhe në territore të kufizuara, ekzistojnë kushte për reshje breshëri.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-35 gradë Celsius.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close