Mbi 18 milionë persona të infektuar me koronavirus në botë

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në botë ka arritur në mbi 18 milionë, teksa disa shtete përballen me rritje të numrit të të infektuarve, pavarësisht pretendimeve se kishin mposhtur virusin në fazat e para.

Në Shtetet e Bashkuara, koordinatorja e task-forcës për koronavirus në Shtëpinë e Bardhë, Deborah Birx, ka thënë se shteti i prekur më së keqi në botë nga ky virus tashmë ka hyrë në një “fazë të re”.

“Ajo çfarë po shohim sot është ndryshe prej marsit dhe prillit”, ka thënë Birx.

Virusi “është i përhapur jashtëzakonisht” në zonat rurale dhe ato urbane.

Sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka infektuar vetëm në SHBA më shumë se 4.66 milionë persona, derisa ka lënë të vdekur më shumë se 155,000 amerikanë.

Ky virus është raportuar fillimisht në Vuhan të Kinës, në fund të vitit të kaluar.

Gjashtë muaj pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë ka shpallur emergjencë globale, të paktën 687,000 persona kanë vdekur në gjithë globin.

Përgjatë fundjavës, kjo organizatë ka thënë se pret “periudhë të gjatë” të përballjes me pandeminë e koronavirusit.

CATEGORIES
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close