Gjermania donacion SHSKUK-së me pajisje mbrojtëse kundër virusit Corona

Gjermania donacion SHSKUK-së me pajisje mbrojtëse kundër virusit Corona

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ambasadori i ri i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde morën pjesë sot në ceremoninë e dorëzimit në IKSHPK të një kontingjenti të pajisjeve mbrojtëse personale profesionale, dedikuar SHSKUK-së dhe institucioneve shëndetësore si përgjigje kundër Covid-19.

Kontingjenti që përmban 17 000 maska respirator FFP2 (EN 149)/N95 (NIOSH), 5500 pako me dorëza nitrile të madhësive të ndryshme dhe 3700 litrave me dezinfektues, është financuar nga autoritetet e shtetit të Gjermanisë.

Ministri Zemaj vlerësoi lart kontributin e shtetit të Gjermanisë dhe të vet BE-së në asistencën dhënë Kosovë për luftimin e Covid-19, teksa theksoi se MSh dhe profesionistët shëndetësor të Kosovës janë mirënjohës për këtë përkrahje të cilën do ta manifestojnë me angazhim konkret kundër Covid-19.

Ambasadori  Rohde tha se ky është një kontribut nga shteti gjerman për popullin e Kosovës dhe profesionistët shëndetësor, ndërkohë që këshilloi qytetarët që t’u përmbahen udhëzimeve dhe të zbatojnë masat e Qeverisë për t’u mbrojtur nga Covid-19.

CATEGORIES
Share This
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close