Një i logjikshëm midis të çmendurve.

Sufitë e Persisë kanë një legjendë.
“Ishte dikur një i urtë që thoshte se do të vijë një ditë ku i gjithë uji në tokë, përveç atij që është depozituar, do të zhduket.
Atëherë do të zëvendësohet me ujë tjetër të ndryshëm, por kush do pijë nga ai ujë do të humbasë logjikën.
Siç duket një burrë e mori seriozisht profecinë e tij dhe filloi të depozitojë ujë. Ajo ditë vonoi të vinte, por dikur erdhi dhe i gjithë uji u zhduk.
Burri që kishte dëgjuar njeriun e mençur pinte nga rezervat e tij.
Në një moment burimet filluan të mbushen me ujë përsëri dhe të gjithë njerëzit filluan të pinin.
Njerëzit e etur pinë ujin dhe të gjithë u çmendën.
Njeriu që kishte dëgjuar njeriun e mençur vazhdoi të pinte nga uji i tij dhe ruajti logjikën.
Ishte i vetmi i logjikshëm midis të çmendurve, por ata e quanin të çmendur.
Atëherë derdhi në tokë pjesën tjetër të ujit që i kishte mbetur, piu nga i tyre dhe humbi logjikën.
Atëherë njerëzit e çmendur vendosën që e kishte gjetur logjikën përsëri.”/K.E
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close