Kryesia e Kuvendit: Seanca konstituive e Kuvendit mbahet më 22 mars

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e Legjislaturës VII, është mbledhur sot nën drejtimin e kryeparlamentares dr. Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën konstituive të Legjislaturës VIII të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në mbledhje ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare të Legjislaturës VIII.

Kryetarja Osmani bëri të ditur se seanca konstituive e Legjislaturës VIII të Kuvendit do të mbahet të hënën, më 22 mars 2021, në orën 10:00. Ajo njoftoi se seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i shoqëruar nga deputeti më i ri. Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive do të përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit. Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, po ashtu u përcaktuan edhe ulëset për grupet parlamentare. Kështu, konform rregullores dhe praktikës së deritashme, grupi më i madh parlamentar (Vetëvendosje), do të ulet në qendër, grupi i dytë me radhë (PDK), në anën e djathtë të kryesuesit të seancës, ndërsa grupi i tretë (LDK), në anën e majtë të kryesuesit. Përcaktimi i ulëseve për grupet e tjera do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

Kryesia e Kuvendit vendosi gjithashtu që më 17 – 19 mars të bëhet regjistrimi i deputetëve të Legjislaturës së VIII, thuhet në komunikatën për media e Kuvendit të Kosovës.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close