Zbulohen pranë Detit të Vdekur fragmente të Biblës

ATSH-DPA/ – Fragmente të një dokumenti të lashtë biblik u zbuluan në një shpellë afër Detit të Vdekur në Izrael, zbulimi i parë i tillë në dekada, njoftoi Autoriteti Izraelit i Antikiteteve.

Zbulimi vjen 60 vjet pasi dorëshkrimi ”Qumran” u gjetën në shpellat në skajin verior të Detit të Vdekur.

Ato konsiderohen të jenë fragmentet më të vjetra biblike të njohura deri më sot.

”Gërmimet e mëtejshme në shpella filluan në vitin 2017, për t’i mbrojtur ato nga plaçkitjet që mund të ndodhin në shkretëtirën e Judesë”, theksoi autoriteti i antikiteteve.

”Zbulimi i ri përfshin dhjetëra fragmente të dorëshkrimit biblik; një skelet i mumifikuar i një fëmije 6 000 vjeçar; monedha; maja shigjetash; rroba; sandale; krehër si dhe një shportë 10 500 vjet e vjetër, ndoshta më e vjetra e gjetur ndonjëherë”, sipas autoriteteve.

“Këto objekte nuk janë të rëndësishme vetëm për trashëgiminë tonë kulturore, por për të gjithë botën”, tha Avi Cohen, kreu i Ministrisë së Trashëgimisë dhe Jeruzalemit.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close