Kryeprokurori Lumezi cakton një prokuror tjetër në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka reaguar lidhur me vrasjen e Agonis Tetajt, duke thënë është i gatshëm që drejtësia të shkojë në vend dhe për të parandaluar njëanshmërinë dhe për t’iu shmangur paragjykimeve për rastin e vrasjes së Agonis Tetajt, sot ka marrë vendim që brenda kompetencave të tij ligjore të marrë lëndën nga prokurori i çështjes dhe ta ricaktojë atë te një prokuror tjetër.

Lumezi po ashtu ka thënë se do të kërkojnë nga trupi gjykues që të mos e shpallë shqyrtimin gjyqësor të përfunduar, por të marrë prova të tjera të nevojshme, të cilat do ta zbardhin tërësisht të vërtetën në këtë çështje penale-juridike.

“Po ashtu, pas vlerësimit të lëndës, të gjithë ata që kanë bërë sjellje eventuale joprofesionale dhe në kundërshtim me ligjin do të përgjigjen për veprimet e tyre. Prandaj është e rëndësishme për të gjithë dhe për publikun e gjerë të kuptohet se Prokurori i Shtetit nuk bënë përjashtim për askënd, pa marrë parasysh se ku punon ose më kë bashkëpunon. Gjatë punës tonë do të bazohemi në ligj dhe do t’i shërbejmë vetëm drejtësisë, duke trajtuar saktësisht dhe tërësisht të gjitha faktet, të cilat janë të rëndësishme për marrjen e vendimit të ligjshëm. Në anën tjetër, kërkojmë nga të gjithë që të përdorin gjuhë konstruktive, duke mos ndërhyrë në dhënien e drejtësisë. Si Kryeprokuror i Shtetit, siguroj familjen dhe të gjithë qytetarët se do të angazhohem për drejtësi maksimale për këtë rast”, ka thënë ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close