OBSH: Varianti britanik tashmë predominues në Europë

ATSH-ANSA/ – Rreth 48 vende dhe territore europiane nga 53 kanë sinjalizuar variantin britanik të koronavirusit, theksoi drejtori i OBSH Europë, Hans Kluge.

“Ky mutacion po bëhet mbizotërues në rajonin tonë”, theksoi ai.

“Incidenca e rasteve vazhdon tendencën në rritje dhe po zhvendoset drejt lindjes. Ne jemi në javën e tretë radhazi të rritjes së rasteve në rajonin që numëron 53 vende”, theksoi drejtori për Europën i OBSH-së, Hans Kluge.

“Numri i personave që vdesin nga COVID-19 në Europë është më i lartë sot se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, gjë që reflekton përhapjen e këtij virusi”, nënvizoi ai.

Vetëm në shtatë ditët e fundit, më shumë se 21 000 persona kanë humbur jetën nga COVID-19 në vendet e Europës, sipas OBSH-së.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close