Komiteti anti-COVID ,SBASHK-u,Këshilli i Prindërve,në emër dhe në interes të kujt po vendosin këta!!!

-Komiteti anti-COVID s’vendos për mbyllje të shkollave e as për masa të reja,thotë lajmi!

Përderisa lajmi tjetër duke iu referuar Drejtorit të Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), Naser Ramadanit,thotë: Rastet e reja janë rritur për 27.6%, ato të vdekjeve për 40%.

Është e çuditshme kjo sjellje e papërgjegjshme e një Komiteti,kur kemi shtim rekord të rasteve me coronavirus,824 raste sot.

Krejt vendet po marrin masa parandaluese për të mos shkuar drejt gjendjes të pamenagjueshme ,ndërsa këtyre tanëve iu intereson vetëm biznesi e parja,përderisa shëndetin e lënë të fundit!

Edhe SBASHK-u edhe ky farë këshilli i prindërve na dolën kundër mbylljes së shkollave për një periudhë të caktuar.

SBASHK-u kur bëhej fjalë për pare (rritjen e rrogave) të tyre jo veç që na i qitke mendtë tue u ankue e tue u kërcënue por edhe na i linte fëmijët me javë e muaj pa mësim e kurkujt asgjë.Biles nuk mbahej as mësimi i pretenduar për të kompensuar orët e humbura.

Ndërsa kjo Sindikatë nuk revoltohej për të mbrojtur mësimin dhe damin që po ua shkaktonte nxënjes së dijes ,e tani kur duhet të vendoset shëndeti mbi të gjitha,kjo sindikatë interesi,kinse po mbronë interesin e nxënësve!

Këshilli i prindërve!Kush janë ata prindër që s’kuptojnë rëndësinë e shëndetit të përgjithshëm.Dhe në emër të kujt flasin ata?Në emrin tim jo!E besoj edhe në emrin e shumë të tjerëve jo.

Unë thjesht besoj se shumë nga ta janë të tillë që ende e neglizhojnë dhe jetojnë në nonshalancën përditshmërisë kosovare ,ku nuk besohet ende në seriozitetin dhe në vet infeksionin,duke e marrë atë ende si një teori konspirative,deri në ditën kur mos dhashtë zoti që corona të mos ua marrë ndonjë jetë të familjarëve të tyre!

Prandaj mezi po presim të kemi një qeveri të përgjegjshme dhe një shtet që na mbronë!

/Xhelil Arifi/19 mars 2021


 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close