Kurti e Osmani ua kërkuan të gjitha partive prezencën në seancat e Kuvendit

Edhe pse s’ishin deklaruar pas asnjë takimi me liderë partiakë, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kandidatja për presidente, Vjosa Osmani, kanë njoftuar se ua kanë kërkuar të gjitha partive politike prezencën në seancat e zgjedhjes së tri institucioneve kryesore të shtetit.

Të premten, Kurti e Osmani patën takimin e fundit në kuadër të ciklit të takimeve me partitë që kanë fituar ulëse në Kuvend. Ata mbyllën takimet me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Sipas një njoftimi të përbashkët mes VV-së dhe listës së Vjosa Osmanit, “me të gjitha palët, takimet janë zhvilluar në frymë konstruktive”.

“Përgjatë këtyre takimeve, z.Kurti dhe zonja Osmani i kanë informuar subjektet politike për përgatitjet dhe ecurinë e krijimit të institucioneve të reja, të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit. Në këtë kontekst, të dy kandidatët u kanë ofruar subjekteve politike bashkëpunim për çështje të interesit nacional. Ata kanë kërkuar konstruktivitet të subjekteve politike deri në përmbylljen e procesit nëpërmjet prezencës në të tri seancat e zgjedhjes në të tri institucionet kryesore të shteti”, bëhet e ditur në një njoftim për media.

Megjithatë, aty s’është cekur se a kanë arritur të sigurojnë garancinë e partive të tjera për pjesëmarrje në votim, sidomos te çështja e zgjedhjes së presidentit, që kërkon të paktën 80 vota, nga të cilat 60 duhet të jenë për Osmanin që ajo të zgjidhet presidente.

Seanca konstituive është thirrur për 22 mars.

Lista e përbashkët mes VV-së dhe Osmanit fitoi zgjedhjet e 14 shkurtit duke marrë mbi 50 për qind të votave. Kurti ishte kandidat për kryeministër, e Osmani për presidente.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close