Albin Kurti: Brenda vitit sigurojmë vaksinat anti-Covid për 60% të qytetarëve

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, në ekspozenë e tij si kandidat për të parin e Qeverisë ka thënë se sot është një ditë e re për të gjithë qytetarët.

Pas shumë pengesave, ai ka thënë se ajo që dukej e paarritshme është bërë realitet.

Kurti ka thënë se janë mbledhur për të jetësuar vullnetin e qytetarëve më 14 shkurt.

“Ashtu edhe siç ka votuar, populli pret që ne të zgjedhim Qeverinë që t’i fillojmë punët e mëdha. Sfidat para qeverisë së re janë të reja e të vjetra. Pandemia mbetet sfidë kryesorë. Ne do të fillojmë me plan për uljen e rasteve me COVID-19. Brenda vitit synojmë sigurimin e vaksinave për 60 për qind të popullsisë. Shëndetësia, arsimi, drejtësia të gjitha kanë nevojë për reformë. Në Kosovën e papunë çdo vit është më i rëndë për qytetarët. Ankthi për gjetjen e një vendi të punës është shtuar nga pandemia. E kuptoj dhe e di sa e vështirë është jeta për qytetarët sepse kemi varfëri të lartë. Do të jetë rrugë e gjatë dhe e mundimshme por së bashku do të arrijmë”, ka thënë ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close