U.d. Glauk Konjufca: NATO shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja

U.d. Presidenti Glauk Konjufca, priti sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Franco Federici.

Ai ka përgëzuar u.d. Presidentin Konjufca për suksesin në zgjedhje, duke ofruar vazhdimin e bashkëpunimit të mëtejmë për sigurimin e një ambienti të paqësor për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndërkaq Konjufca, ka përmendur 24 marsin e vitit 1999, kur ndërhyrja e forcave të NATO-s, shpëtoi shqiptarët e Kosovës nga shfarosja nga ana e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Në 22 vjetorin e bombardimeve ndaj caqeve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë, u.d. Presidenti Konjufca ka falënderuar komandantin Federici për kontributin e shtetit italian, forcave të NATO-s, por edhe ato të KFOR-it, të cilat ndihmuan për lirinë e Kosovës dhe po ndihmojnë edhe më tej në aspektin e sigurisë.

“Në qershor të vitit 1999 ka ndodhur rikthimi i 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga regjimi serb. Ne kemi rilindur”, ka theksuar Konjufca, duke iu referuar kontributit të Aleancës Veriatlantike për lirinë e Kosovës.

Më pas, u.d. Presidenti Konjufca ka bërë homazh dhe ka vendosur kurorë te monumenti i pllakës memoriale të ushtarëve të KFOR-it, të rënë gjatë shërbimit në Kosovë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close