Policia aksion për parandalimin e trafikimit me armë

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm Policia e Kosovës ka nisur një operacion policor që ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale.

Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Kelani tregoi se operacioni policor përfshinë disa lokacione të ndryshme dhe se po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë kompetente.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit Policia e Kosovës, me urdhëresë të Gjykatës kompetente ka filluar realizimin e një operacioni policor, i cili ndërlidhet me parandalimin e trafikimit me armë dhe veprimtari të tjera kriminale. Operacioni policor i cili përfshinë disa lokacione të ndryshme, po realizohet në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin kompetente”, tregoi Kelani.

Kelani tregoi se aksioni është duke vazhduar ende dhe se pas përfundimit do të jepen detajet.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close