Yoga ndihmon lehtësimin e mundimeve nga artriti

ATSH/ – Në një epokë ku gjithçka rrjedh shpejt, ritmet janë frenetike dhe mbajtja e ekuilibrit dhe qetësisë nuk është e lehtë.

Kjo mund të jetë arsyeja pse gjithnjë e më shumë njerëz po i afrohen yogës, një aktivitet që mund t’i japë mirëqenie trupit dhe mendjes dhe t’i kthejë njerëzit përsëri në kontakt me brendësinë e tyre, por jo vetëm, shkruan faqja e internetit ”Il Giornale”.

Ekzistojnë disa përfitime të mbështetura nga kërkimi shkencor, që i atribuohen kësaj praktike të lashtë orientale: një rënie e stresit, hipertensionit, një përmirësim në tonifikimin e muskujve, gatishmëri më të madhe dhe kontroll të trupit, janë vetëm disa nga përfitimet prej saj.

Në një studim të botuar në ”Journal of Rheumatology” nga një ekip studiuesish amerikanë dhe kanadezë, të koordinuar nga Susan J. Bartlett, profesoreshë në Universitetin ”Johns Hopkins” në Baltimore (SHBA), u demonstrua se si joga është një ndihmë e vlefshme në lehtësimin e simptomave të artritit “pasi kombinon aktivitetin fizik me teknikat e fuqishme të relaksimit për menaxhimin e stresit dhe përqendrohet në kufizimet fizike që mund të ndryshojnë dita ditës”.

Studimi përfshiu 75 persona me artrit, ku gjysmës së pjesëmarrësve iu kërkua të ndiqnin një orë yoga dy herë në javë dhe të kryenin të njëjtat ushtrime një herë në javë në shtëpi.

Gjysma tjetër në vend të kësaj u përdor si një grup kontrolli.

Pas një periudhe prej dy muajsh, subjektet që kishin praktikuar aktivitetin kishin marrë një përmirësim prej 20% të funksionalitetit fizik, si dhe kishin perceptuar më pak dhimbje, duke lëvizur më lehtë dhe duke u ndier më aktiv dhe me humor të mirë.

Studiuesit këshilluan në çdo rast që të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të filloni praktikën e lashtë orientale, për të verifikuar gjendjen tuaj shëndetësore.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close