Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë sot vaksinën antiCOVID-19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marrë sot vaksinën antiCOVID-19, AstaZeneca.

Nga zyra e kryeministrit kanë bërë të ditur se Kurti do të vaksinohet sot në sallën “1 tetori” në Prishtinë në ora 16:30.

Ndërkohë që mbrëmjen e së dielës, më 28 mars në Kosovë kanë arritur vaksinat e para antiCOVID-19 si pjesë e programit COVAX. Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca,

Vaksina e AstraZeneca dhe universitetit të Oksford thuhet se është 76 përqind e efektshme kundër COVID-19.

Ndërsa, në sallën “1 tetori” që nga mëngjesi i sotëm janë duke u bërë përgatitjet për të filluar vaksinimin.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close