KQZ zëvendëson deputetët në bazë të aktgjykimit të Kushtetueses

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë zëvendësimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës në bazë të aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, sipas të cilit pas sigurimit të kuotës gjinore prej 30 përqind, zëvendësimi i deputetëve duhet të bëhet në bazë të votave të marra dhe jo në bazë të gjinisë siç është vepruar deri më tani.

Në bazë të këtij vendimi të fundit tashmë deputetë nga radhët e Lëvzijes Vetëvendosje do të jenë Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli, dhe jo Yllza Hoti dhe Gresa Bytyçi që ishin zëvendësuar më parë në bazë të kriterit të gjinisë.

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kanë marrë kërkesë nga Presidenca për rishqyrtimin e vendimit për zëvendësimin e kandidatëve të radhës për deputetë.

“Nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka-NDS, në vend të Emilija Rexhepi do të jetë Samra Ilijaz, nga subjekti politik Iniciativa e Re Demokratike-IRDK në vend të Elbert Krasniqit do të jetë Fridon Lala. Nga subjekti politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në vend të Daut Haradinaj do të jetë Shemsedin Dreshaj. Nga Lëvizja Vetëvendosje, në vend të Donika Gërvalla-Schearz, Hekuran Murati, Arben Vitia, Arbërije Nagavci, Hajrulla Çeku, Liburn Aliu, Faton Peci, Xhelal Sveçla dhe Rozeta Hajdari, do të jenë Enver Haliti, Shqipe Isufi, Mirsad Shkreta, Gramos Agusholli, Alban Bajrami, Jahja Kokaj, Hydajet Hyseni Kaloshi, Ekrem Mustafa dhe Enver Dugolli. Pra dy ndryshimet e vetme janë tek kandidatët e radhës për paradoks në vend të dy femrave të cilët kanë bërë kërkesën në Gjykatën Kushtetuese do të jenë dy burra. Sa i përket subjektit Kosova Demokratik TurK Partisi në vend të Fikrim Damka do të jetë Enis Kervan”, tha ajo.

Kryesuesi i Këshillit për Çështje Ligjore në KQZ, Arianit Elshani, bëri të ditur se kërkesa e parashtruar nga ana e Presidencës është përkrahur nga të gjithë anëtarët e këtij komisioni.

“Këshilli për çështje ligjore ka shqyrtuar kërkesën që ka ardhur nga presidenca lidhur me zëvendësimet e deputetëve, kërkesë e cila është e bazuar në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese që është publikuar edhe dje si e plotë në tërësi. Pas atij rekomandimi kemi shqyrtuar edhe ndryshimet që kanë ndodhur prej rekomandimit të parë që kemi bërë si KQZ, andaj duke zbatuar edhe aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe kërkesën unanimisht kemi votuar për këtë rekomandim të ri”, tha ai.

Të premten pritet të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës ku do të bëhet betimi i deputetëve të rinj të kësaj legjislature.

 

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close