Australia ka plan për ndërtimin e raketave të veta për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit.

ATSH-DPA/ – Australia zbuloi një planin e partneritetit me një prodhues global të armëve për ndërtimin e raketave të veta për të rritur aftësitë mbrojtëse të vendit.

Kryeministri Scott Morrison njoftoi krijimin e përshpejtuar të një biznesi australian të armëve të financuar me një miliard dollarë (760 milion dollarë amerikanë).

”Ai do të mbështesë prodhimin e raketave dhe armëve për ushtrinë australiane”, tha zyra e Morrison në një deklaratë.

Departamenti i Mbrojtjes po kërkon një partner industrial për të drejtuar një strukturë të re për prodhimin e armëve në emër të qeverisë.

Kryeministri Morrison theksoi se ”ishte thelbësore të krijohej kapacitet sovran në tokën australiane”.

“Siç ka treguar pandemia Covid-19, të kesh kapacitet për vetëmjaftueshmëri, qoftë zhvillimin e vaksinave apo mbrojtjen e Australisë, është jetike për të përmbushur nevojat tona në një mjedis global në ndryshim”, tha Morrison.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close