Kryeministri Kurti: E mora vaksinën i pari vetëm sepse ishte e AstraZeneca

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është vaksinuar i pari me qëllim që të sensibilizojë qytetarët rreth pranimit të vaksinën AstraZeneca.

Kurti tha se nëse në Kosovë do të arrinte fillimisht vaksina Pfizer ose Moderna, nuk do të shkonte i pari për t’u imunizuar, për që këtë e ka bërë për shkak, siç tha ai, reputacionit të lënduar që ka vaksina AstraZeneca në botë.

“Po të ishte vaksina Pfizer ose Moderna unë nuk do të shkoja ta marrë, vetëm për shkak se ka qenë Astra Zeneca e cila ka një reputacion të lënduar sot në botë, jo vetmë në rajonin tonë, kam konsidruar që është e udhës ta marrë i pari vaksinën AstraZeneca dhe kurrfarë synimi tjetër për të privilegjuar vetën apo për të qenë thjeshtë i pari nuk ka pasur. Një brend tjetër i vaksinës kundër Covid-19 mua nuk do të më bënte marrës të parë të vaksinës”, tha Kurti.

Deklaratat e Kurtit erdhën pas kritikave që mori nga deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, rreth faktit që kryeministri ishte i pari që e mori vaksinën.

“Sa i përket rritjes së besueshmërisë, besoj që shumë më shumë qytetarë, sa i përket procesit të vsksinimit i besojnë profesor Naser Ramadanit, apo ikonës sonë të shëndetësisë profesor Isuf Dedushi sesa juve, por keni venisur ashtu, mendoj që kemi bërë mirë që e keni marrë vaksinën edhe përveti por edhe në aspektin e sensibilizimit, por kosnideroj që keni bërë një shkelje të protokollit shtetëror sepse Glauku është dashur ta marrë i pari. Angazhohu me i siguri vaksinat e tjera sepse sinqerisht po them me mesazh nuk sigurohen dhe pleqtë mbi 80 vjeç nuk mund të aplikojnë online për vaksinim”, tha Haxhiu.

E për këtë përgjigje pati edhe vet kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili aktualisht po e ushtron edhe posti ne presidentit të vendit.

Konjufca: Ka mjaftuar vaksnimi i kryeministrit për ta dërguar mesazhin sensibilizues, nuk ka pasur nevojë të vaksinohem edhe unë

“’E kam lexuar me vemendje protokollin Bekim por vaksinën nuk e kam gjet askund[…]Sa i përket mesazhit, një vaksinë ka qenë e mjaftueshme besoj, unë e kam kaluar Covdin dhe kam antitrupa, dhe veçse do ta hargjoja një vaksinë kështu që për mos ta hargjuar vaksinën, ka mjaftuar që vetëm kryeministri ta marrë dhe ta jap mesazhin politik”, tha Konjufca.

Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti ishte qytetar i parë në Kosovë që u vaksinua me ardhjen e dozave të para të vaksinës AstraZeneca në Kosovë.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close