Koalicioni proeuropian fitues i zgjedhjeve në Bullgari

ATSH-BTA-DPA/ – Bazuar në 42,47% të fletëve të numrave të komisioneve zgjedhore, koalicioni GERB-UDF fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari me 24,15% të votave, raportoi sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Partia qeverisëse proeuropiane e kryeministrit bullgar, Bojko Borisov, GERB, është e para në këto zgjedhje, megjithëse nuk po arrin një shumicë absolute.

Sipas sondazheve të Gallup International, bazuar në përgjigjet e votuesve, GERB mund të llogarisë në rreth 25% të votave në vendin më të varfër në Bashkimin Europian.

Partia opozitare ”Bullgaria Demokratike” (DB), mund të llogarisë rreth 10% të votave.

Sidoqoftë, udhëheqësi i DB, Hristo Ivanov nuk përjashtoi zgjedhjet e reja.

Në funksion të shpërndarjes së parashikuar të votave, formimi i një qeverie ka të ngjarë të jetë i vështirë.

Partitë që pritet të heqin pengesën prej 4% për të hyrë në parlament kanë përparësi shumë të ndryshme./

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close