Pas 22 vjetëve, familjes Duraku i kthehet uniforma e djalit dëshmor

Pas 22 vjetëve, familjes Duraku nga Krusha e Madhe i kthehet uniforma e djalit dëshmor .

Uniformën e djalit të vrarë në lufte, e kanë të lehtë ta njohin.

Këtë uniformë, që tani qëndron në odën e familjes Duraku, dikur me krenari e mbante veshur, luftëtari i UCK-së nga Krusha e Madhe, Enver Duraku.

Ky i fundit, u plagos me 28 mars të vitit 1999 gjatë luftimeve të ashpëra me forcat serbe, në fshatin Dobërdolan të Suharekës.

Ndërkohë ndërroi jetë disa ditë më pas nga plagët e marra.

E pas 22 vjetve, uniforma e dëshmorit 20 vjecar, iu kthye familjes nga bashkëluftetarët e tij.

Ndërsa kjo, për nënën e tij, Fetijen, e zbuti sadopak dhimbjen për djalin e vrarë.

Tani në moshë të shtyrë, nëna Fetije, e kujton në detaje takimin e fundit me djalin më të vogël të shtëpisë, Enverin.

Por, pak kohë pas kësaj, Fetije Duraku mori lajmin, që djali i saj më shokë, ka rënë për liri.

Por, pavarësisht kësaj, brezat e rinj kanë zënë vendin e të vjetërve në këtë shtëpi.

Njëri nga ta, është edhe Enver Duraku i ri njëvjeçar.

Por, përveç Enverit, familja Duraku humbi edhe shume anetarë të tjerë te familjes në luftë.

Në masakrën e Krushës së Madhe, kësaj familjeje iu vranë gjithësej 8 anëtarë, përshirë babain e Enverit, Eqremin dhe të gjithë axhallarët./express

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close