Mikrobiologu Raka: Variantet e reja të Covid-19 duhet të jenë alarm për të gjithë

Mikrobiologu Lul Raka ngre alarmin për variantin britanik të Covid-19, pasi sipas tij, ka shpejtësi më të madhe të përhapjes. Ndërkohë në Klinikën Infektive shprehin shqetësim për mungesën e laboratorëve për detektimin e varianteve të reja të Covid-19.

Variantet e reja e Covid-19 po rrezikojnë përkeqësimin e mëtejmë të situatës epidemiologjike me koronavirus.

Një ditë me parë, Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se ka rritje të rasteve të infektimeve te variantin britanik.

Mikrobiologu Lul Raka thotë se variantet e reja të Covid-19 duhet të jenë alarm për të gjithë, pasi kanë shpejtësi më të madhe të përhapjes.

“Nëse shpejtësinë e përhapjes e ka deri në 70 për qind më të lartë atëherë kjo do të thotë se një numër shumë i madh i njerëzve mund të infektohen në një periudhë kohore shumë më të shpejtë dhe kjo automatikisht do ta rriste numrin e hospitalizimeve, do ta rriste edhe numrin e vdekjeve. Prandaj këto variante duhet të jenë alarm për të gjithë”, tha Raka për RTV21.

Por cili është efekti i vaksinës tek variantet e reja të koronavirusit.

“Vaksina është element shumë i rëndësishëm edhe në uljen e varianteve të reja sepse ndryshimi është normal te të gjithë virusët sidomos te virusët ku bën pjesë Covid-19”, shpjegoi ai.

%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close