Gruaja që besonte se ishte rimishërimi femëror i Jezusit.

Gruaja që besonte se ishte rimishërimi femëror i Jezusit. Kishte krijuar një sekt, rrëmbente fëmijë, u injektonte drogë LSD, i rrihte dhe i përgatiste për Apokalipsin.
Ishte mësuese e jogës dhe e dhënë pas feve të Lindjes. Besonte se zbulesa po vinte dhe mënyra e vetme për ta ndaluar ishte ndërtimi i një ushtrie me fëmijë të “racës më të lartë”. Që nga viti 1963, sekti famëkeq fetar australian i quajtur “Familja”, i cili kishte më shumë se 500 ndjekës, rrëmbeu dhe keqtrajtoi të paktën 25 fëmijë. Anne Hamilton Byrne dhe burri i saj arritën të bindnin ndjekësit e saj se Lufta e Tretë Botërore ishte afër dhe se ajo vetë ishte rimishërimi i Krishtit në formën femërore.
Zanafilla e “Familjes” dhe rrëmbimet.
Në fillim të viteve 1960, Anne Hamilton punonte si mësuese e yogës dhe ishte e njohur me fetë e Hinduizmit dhe Budizmit. Fëmijëria e saj ishte traumatike. Nëna e saj kishte probleme serioze psikologjike dhe babai i saj shpesh gjendej larg shtëpisë. Librat okulte ishin për të ngushëllim dhe një arratisje nga realiteti i dhimbshëm. Njohja e saj me Dr. Raynor Johnson ishte katalitike. Në vitin 1961, Anne dhe burri i saj dhe Johnson themeluan sektin “Familja”.
Anëtarët e parë të sektit ishin pacientë të Johnson, të cilëve fillimisht iu jepnin LSD dhe drogëra të tjera të ndryshme. Pasuesit e “Familjes” ishin të vendosur në Hamilton, rreth 250 kilometra larg Melburnit, ku takimet zhvilloheshin çdo javë. “Familja” arriti një pikë ku numëronte më shumë se 500 ndjekës, përfshirë mjekë, infermierë dhe avokatë. “Mësimet” e sektit ishin kombinim i krishtërimit dhe hinduizmit së bashku me fetë e tjera të Perëndimit dhe Lindjes bazuar në teorinë se të vërtetat shpirtërore janë universale.
Baza e “Familjes” ishte vetë Anne Hamilton, e cila për sektin ishte rimishërimi i Krishtit, por edhe një perëndeshë midis njerëzve. Për dy dekada, 28 fëmijë u torturuan brutalisht në “Familjen”. Nën ndikimin e substancave psikodelike, Anne Hamilton-Byrne besonte se “Apokalipsi” ishte afër dhe qëllimi përfundimtar për ta parandaluar ishte krijimi i një “race superiore dhe unike”. Për ta bërë këtë, vendosi të “rekrutojë” anëtarë të rinj. Konsideroi se detyra e saj ishte të “mbledhë” të porsalindurit, në mënyrë që t’i përgatisë siç duhet për “Botën e Re”. Së bashku me Johnson dhe burrin e saj, që nga 1964 filluan një “bastisje” në maternitetet në zonë. Me dokumente false të birësimit, arritën të rrëmbenin më shumë se 14 fëmijë. Synimi kryesor i tyre ishin nënat e pamartuara që ishin në një situatë të vështirë psikologjike dhe financiare. Iu premtohej një jetë e lehtë për të sapolindurit dhe më pas i merrnin nga duart e tyre. Kishte, natyrisht, raste kur anëtarët e sektit u jepnin Ann fëmijët e tyre me vullnetin e tyre të lirë.
Drogë, Burgim dhe Abuzim.
Për gati dy dekada, më shumë se 28 fëmijë u burgosën në një shtëpi të izoluar afër Liqenit Eildon në Victoria, Australi. Rituali ishte gjithmonë i njëjtë. Të gjithë fëmijët arsimoheshin në shtëpi. Vishnin të njëjtat rroba, flokët i kishin të lyer bjond dhe kishin një prerje specifike të flokëve. “Duhej të dukeshin dhe të ndiheshin si vëllezër,” tha më vonë Anne Hamilton. Kur udhëtonte për të tërhequr anëtarë të rinj, fëmijët edukoheshin nga “Hallat”, të cilët ishin plotësisht të bindura ndaj Hamiltonit.
Atëherë filloi ferri i vërtetë. Iu injektohej LSD, rriheshin dhe liheshin të vdisnin nga uria. Për orë të tëra qëndronin në një gjendje skizofrenike në shtrat, duke mos u lejuar të flisnin ose të dilnin nga shtëpia. Abuzimi fizik dhe seksual ishte dukuri e zakonshme. Duke përdorur një rrip lëkure dhe sende të ndryshme metalike, i rrihnin fëmijët derisa t’u binte të fikët. Herë të tjera shuanin cigare në pëllëmbët e duarve për të stimuluar shqisat e tyre. Ata fëmijë që “lagnin” shtratin e tyre natën ndëshkoheshin duke u hedhur ujë të akullt. Kishte raste kur fëmijët e vegjël, për shkak të frikës dhe ushqimit të keq, nuk flisnin derisa të mbushnin pesë vjeç. Më pas i mbyllnin edhe një herë në izolim nën ndikimin e substancave psikedelike.
Zbulimi dhe Bastisja e FBI-së.
Shumë fëmijë u përpoqën t’ia mbathin nga “ferri” i tyre. Të gjitha përpjekjet dështuan. Më 14 gusht 1987, shoqëria në Viktoria u trondit nga zbulimet e tmerrshme të bëra në lidhje me “Familjen”. Detektivi i FBI-së Lex de Man, së bashku me policinë lokale, bastisën shtëpinë në Aildon. Deri në fund të ditës të 28 fëmijët ishin të lirë, ndërsa të gjithë mësuan për Anne Hamilton, sektin e saj dhe fëmijët që kishte rrëmbyer. “Pasuesit besonin se Ann ishte një prani imponuese dhe një grua harizmatike që kishte aftësi magjike. Por për mua, ishte gruaja më e ligë e Australisë”, tha de Mann, i cili u morr me këtë çështje për shumë vite dhe vuri si qëllim jete fajlsimin dhe dënimin e Hamilton. Hetimet zbuluan se vetëm një fëmijë ishte pasardhës biologjik i Anne.
Sa herë që Hamilton sillte një foshnjë të porsalindur në sekt, për të mos ngjallur dyshime, thoshte se ishte fëmija i vajzës së saj. Kur Hamilton u pyet se cila ishte arsyeja e izolimit të fëmijëve, ajo u përgjigj:
“I dua fëmijët. Adhuroj të qarkullojnë me bluzat dhe pantallonat e tyre të shkurtra, flokët dhe kordhelet e tyre. Ishte një pamje e bukur.”
Shumë fëmijë pas lirimit përshkruan atë që përjetuan në Eildon. “Besonte se botaës po i vinte fundi me një apokalips të ri dhe se ne duhet të ishim të arsimuar dhe jashtëzakonisht të disiplinuar që të ishim në gjendje të drejtonim atë që Ann e quante “Epoka e Re”, thanë shumë fëmijë, duke u përpjekur të arsyetonin disi ato që përjetuan.
Një vit pas zbulimit, de Mann dhe prokurori i Victoria morën masa ligjore kundër Anne dhe shtatë anëtarëve të tjerë të “Familjes”. Meqenëse nuk kishte fotografi për të provuar se fëmijët ishin abuzuar, as të dhënat e policisë dhe spitalit, Anne Hamilton dhe “Hallat” nuk u dënuan për abuzim të fëmijëve. U detyruan të paguanin rreth 20,000 dollarë për certifikatat false që u dhanë spitaleve për të birësuar fëmijë. Anne Hamilton në vitet e fundit vuante nga demenca dhe jetonte në një institucion disa milje larg Melburnit ku dhe vdiq në vitin 2019 në moshën 98 vjeçare. “Familja” ka ende ndjekës…/KI
%d bloggers like this:

By continuing to use the site, you agree to the use of cookies. more information

The cookie settings on this website are set to "allow cookies" to give you the best browsing experience possible. If you continue to use this website without changing your cookie settings or you click "Accept" below then you are consenting to this.

Close